Guardiola: Ndaj Liverpool ishim thuajse perfektë

Futboll

Guardiola: Ndaj Liverpool ishim thuajse perfektë

Më: 1 prill 2023 Në ora: 23:21
Guardiola

Pep Guardiola u shfaq shumë i lumtur pas triumfit 4-1 të ekipit të tij ndaj Liverpool-it, rezultat që i lejon Manchester City-t të vazhdojë të qëndrojë në garë për titullin e Premier League.

Duke folur për mediet pas këtij takimi, tekniku theksoi se performanca e djemve të tij këtë të shtunë ishte thuajse perfekte.

“Performanca jonë ishte pothuajse perfekte nga minuta e parë deri në minutën e 93-të kundër një ekipi që ka qenë një nga rivalët tanë më të mëdhenj në sezonet e fundit.

Djemtë ishin të gjithë shumë të mirë dhe të gatshëm për të përfituar nga çdo lëvizje e kundërshtarit.

Sa i përket Grealish, ai ka luajtur shumë mirë gjatë gjithë sezonit. Tifozët e Aston Villa e njohin këtë Jack.

Jemi shumë të kënaqur me performancën e tij. Më pëlqen ovacionet që i kanë bërë tifozët tanë. Ai me të vërtetë e meritonte”-tha Guardiola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat