Zbulohen investimet e mëdha të Ronaldos te Valladolid

Futboll

Zbulohen investimet e mëdha të Ronaldos te Valladolid

Më: 2 prill 2023 Në ora: 09:46
Ronaldo

Sulmuesi legjendar brazilian Ronaldo, i cili është pronar i Valladolidit, ka në plan të përmirësojë infrastrukturën e klubit.

Sipas gazetarëve të AS, braziliani së bashku me partnerët e tij do të zhvillojnë një projekt për modernizimin e bazës së klubit dhe stadiumit.

Kryebashkiaku është gati të japë pëlqimin për punën, e cila mund të nisë në të ardhmen e afërt.

Valladolid aktualisht është në vendin e 15-të në tabelën e ligës këtë sezon. Klubi i Ronaldos do ta luajë ndeshjen e radhës kundër Real Madridit më 2 prill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat