Berlusconi nuk harron Milanin

Futboll

Berlusconi nuk harron Milanin

Më: 2 prill 2023 Në ora: 11:46
Berlusconi

Silvio Berlusconi është në krye të Monzas, klub që e ngjiti në Serie A dhe që tashmë po kërkon ta ngrejë edhe më shumë. Megjithatë, Berlusconi nuk mund ta harrojë “dashurinë” e tij të vjetër, Milanin.

Në një intervistë të fundit për Gazzeta Dello Sport, Berlusconi thekson se ëndërron të shikojë me fanellën kuqezi njërin prej yjeve të futbollit botëror si Kylian Mbappe apo Erling Haaland.

“Një ëndërr e imja si milanist? Shpresoj që një ditë të shoh veshur me fanellën kuqezi Mbappe ose Haaland. Mua më vjen nga zemra të them; Forza Milan! Leao apo Kvaratskhelia? Leao është një lojtar i denjë për Milanin, në momentet e tij më të mira më kujton skuadrën e madhe në kohën time.

Kvaratskhelia është një lojtar më i kompletuar, por për mua është e vështirë të bëj dallimin mes të dyve sepse kanë karakteristika të ndryshme.

Ibra? Zlatan është një kampion i madh, ka një karakter dhe forcë psikologjike që është e paarritshme. E di që ka ende shumë dëshirë për të luajtur dhe vetëm ai e vendos se kur do t’i japë fund. Mendoj se personaliteti i tij është shumë i rëndësishëm në fushë, por edhe në dhomat e zhveshjes.

Mendoj se edhe në të ardhmen do të mbuloj role të rëndësishme në botën e futbollit. Ibra pretendon se i di të gjitha dhe kjo është e mirë në rolin e trajnerit apo drejtuesit”, u shpreh Berlusconi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat