Barça favorite në Kupë, kualifikimet janë për të

Futboll

Barça favorite në Kupë, kualifikimet janë për të

Më: 4 prill 2023 Në ora: 21:16
Pamje nga një ndeshje

Barcelona dhe Reali i Madridit do të përballen me njëri-tjetrin këtë të mërkurë në “Camp Nou” (21:00) në një “Clasico” të ri të futbollit spanjoll, këtë herë në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të “Copa del Rey”.

Barça ka fituar 0-1 takimin e parë në Madrid dhe vjen si favorite për të siguruar një biletë për në finalen e majit. Kjo do të jetë përballja e 38-të mes Barçës dhe Realit në Kupën e Mbretit.

Bilanci në takimet kualifikuese është në favor të Barcelonës, e cila është kualifikuar në 8 nga 14 përballjet me eliminim ndaj Realit në Kupë.

Në 6 raste të tjera ka qenë Reali që ka shkuar më tej.

Për sa u përket finaleve të luajtura, gjithsej shtatë, Madridi del më mirë (4 fitore) se Barcelona (3 fitore).

Dy herët e fundit që janë takuar në ndeshjen vendimtare, të dyja në “Mestalla” (Valencia), fitorja i ka shkuar Realit të Madridit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat