Klubi i Superiores në situatë kaotike

Futboll

Klubi i Superiores në situatë kaotike

Më: 7 prill 2023 Në ora: 15:26
Kukësi

Situata në Kukës nuk është shumë e qetë, sepse mjaftoi një humbje për të rikthyer edhe njëherë hijet e mbijetesës.

Ndaj Tiranës kryesuese, verilindorët nuk do ta kenë një sipërmarrje të lehtë për të marrë një rezultat pozitiv.

Nga ana tjetër, lojtarët kanë edhe problemin psikologjik të vonesave me pagesat, duke qenë se klubi nuk është treguar korrekt deri më tani me detyrimet.

Për këtë arsye, situata në kampin verilindor nuk është ndër më të mirat e mundshme, në një kohë që kemi hyrë në fazën më të nxehtë të kampionatit, ku luhet faza e fundit.

Për hir të së vërtetës Kukësi ka bërë një kampionat pozitiv që kur Hallaçi u ul në pankinë, por rezultatet zhgënjyese të fillim sezonit po rëndojnë ende, për aq kohë sa për blutë diskutohet ende mbijetesa.

Gjithsesi, një fitore me Tiranën do të rikthente përkohësisht qetësinë në skuadër, në një kohë kur nuk raportohet për mungesa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat