Formacionet e mundshme të Realit dhe Chelseat

Futboll

Formacionet e mundshme të Realit dhe Chelseat

Më: 12 prill 2023 Në ora: 10:32
Formacionet e mundshme të Realit dhe Chelseat

“Santiago Bernabeu” do të jetë nikoqir i super përballjes së sotme mes Real Madridit dhe Chelseat, e vlefshme kjo për ndeshjen e parë mes dy klubeve në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Për të tretin sezon me radhë, dy gjigantët evropianë takohen mes vete në fazat eliminatore të turneut, ku fituesit e dy përballjeve të fundit që vazhduan deri në fund për ta fituar trofeun.

Me dy skuadrat që janë larg të arrijnë objektivat e këtij sezon në kampionatet e tyre, të dyja do të kërkojnë suksesin në garën më prestigjioze evropiane, andaj pritet që sot të zhvillohet një ndeshje tejet e zjarrtë.

Të dy skuadrat, si Reali ashtu edhe Chelsea u mposhtën në vikend me diferencë prej një goli, ku Reali u mposht si vendas nga Villarreali me shifrat 3:2, kurse Chelsea pësoi humbje 1:0 nga Wolverhamptoni.

Takimi i fundit mes Realit dhe Chelseat daton në muajin prill të vitit 2022, ku asokohe Chelsea e mposhti Realin me rezultat të ngushtë 3:2.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Realin nuk do të paraqitet Mendy, kurse te Chelsea mungojnë Aubameyang, Badiashile, Broja, Chukwuemeka dhe Madueke.

Formacionet e mundshme i gjeni më poshtë.

Real Madrid (4-3-3): Courtois; Carvajal, Militao, Rudiger, Alaba; Kroos, Modric, Tchouameni; Valverde, Benzema, Vinicius

Chelsea (4-3-3): Kepa; James, Fofana, Koulibaly, Chilwell; Kovacic, Enzo Fernandez, N’Golo Kante; Sterling, Havertz, Joao Felix

21:00 Real Madrid – Chelsea (Stadiumi Santiago Bernabeu)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat