Benzema është “Inzaghi” i Ancelotti-t

Futboll

Benzema është “Inzaghi” i Ancelotti-t

Më: 14 prill 2023 Në ora: 11:28
Benzema

Goli përballë Chelsea-t ishite i 30-ti për Benzema nën komandën e Anchelott-it, por jo vetëm kaq… statistikat tregojnë se francezi është kthyer në një “xhelat” i vërtetë për klubet angleze, të cilave u ka shënuar pjesën më të madhe të golave.

Krahasimi - Me golin përballë Chelsea-t, francezi kap kuotën e 30 rrjetave të shënuar në Ligën e Kampioneve nën këshillat e Carlo Ancelotti-t. Statistikat të tilla vetëm Pippo Inzaghi kishte nën drejtimin e trajnerit në fjalë.

Gjatë kohës kur e stërviti në Torino dhe Milano, Inzaghi arriti që të shënonte plot 33 gola në 55 ndeshje në Ligën e Kampioneve.

Preja e preferuar – Statistikat tregojnë se skuadrat angleze ekzaltojnë dellin e goleadorit tek futbollisti francez. Ai u ka shënuar plot 20 gola skuadrave ishullore. Më mirë se ai përballë klubeve angleze në Champions ka bërë vetëm Lionel Messi me plot 27 gola të shënuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat