Ausilio takim me drejtuesit e Barçës

Futboll

Ausilio takim me drejtuesit e Barçës

Më: 14 prill 2023 Në ora: 18:00
Ausilio

Me sezonin që po i drejtohet fundit, drejtuesit e shumë klubeve kanë nisur të mendojnë për merkaton e verës, teksa në aksin Barcelonë-Milano është rikthyer sërish në skenë një shkëmbim i mundshëm mes Franck Kessie dhe Marcelo Brozovic.

Të dy ishin pranë ndërrimit të skuadrave edhe në muajin janar, megjithatë duket se drejtuesit nuk e kanë lënë planin pas dore. Pas ndeshjes ndaj Benficës në Lisbonë, Piero Ausilio ka fluturuar menjëherë drejt Katalunjës, për t’u takuar me homologun e tij Mateu Alemany.

Mediat spanjolle raportojnë se temë e bisedës ka qenë pikërisht shkëmbimi Kessie-Brozovic, që do të ndihmonte të dy klubet të regjistronin një plusvalencë mjaft të rëndësishme.

Mesfushori kroat nuk është më i pazëvendësueshëm te zikaltrit, pasi trajneri Simone Inzaghi preferon më shumë turkun Calhanoglu.

Nga ana tjetër, Kessie nuk po arrin të fitojë një fanellë titullari, pasi Xavi e sheh pas Pedrit e Gavit në hierarkinë e mesfushës.

Si Kessie, ashtu edhe Brozovic peshojnë gati zero në bilancet e klubeve përkatëse, ndaj çdo shifër e regjistruar në shkëmbimin mes tyre, do të ishte plusvalencë për Interin e Barcelonën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat