Milan do të udhëtojë në Bologna

Futboll

Milan do të udhëtojë në Bologna

Më: 15 prill 2023 Në ora: 11:34
Logo e Milanit

Në Serie A, Milan do të udhëtojë në fushën e Bologna për t’u ndeshur me skuadrën e Thiago Motta.

Sfida nuk pritet të jetë e lehtë për kuqezinjtë, pasi Bologna ka treguar një performancë të jashtëzakonshme këtë sezon, ku madje ndodhet vetëm 5 pikë larg zonës së Europës.

Nga ana tjetër, Milani kërkon të distancohet në vendet e para për të lënë pas Interin që ndodhet vetëm një pikë larg tyre.

Në orën 18:00, Napoli do të presë në shtëpi Veronën.

Të kaltërit e Spallettit kërkojnë fitoren për të tentuar mbylljen matematikore sa më shpejtë për Scudetton, por edhe të jenë të karikuar për ndeshjen e kthimit të Champions League në mesjavë kundër Milanit.

Në mbrëmje, Interi do të presë në shtëpi ekipin e Monzës. Zikaltërit duhet të marrin me patjetër një fitore pasi një rezultat i ndryshëm do t’i përkeqësonte gjërat për një vend të mundshëm në Champions League për sezonin tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat