Fernandes shpërthen ndaj legjendës së United

Futboll

Fernandes shpërthen ndaj legjendës së United

Më: 15 prill 2023 Në ora: 15:07
Bruno Fernandes

Bruno Fernandes ka shpërthyer ndaj kritikave për veprimet e tij në fushë, duke këmbëngulur se kjo ka qenë gjithmonë pjesë e lojës së tij dhe pasqyron shpirtin e tij luftarak.

Kohët e fundit ka pasur shumë kritika ndaj portugezit në rolin e tij si kapiten i Manchester United, gjë që ka konsistuar në atë që ai të jetë i ashpër ndaj shokëve të skuadrës dhe së fundmi kërkoi edhe që të zëvendësohej.

Veprime të tilla u panë kohët e fundit në një humbje poshtëruese 7:0 ndaj rivalit anglez, Liverpoolit, duke çuar në atë që ish-ylli i United, Gary Neville, e quajti atë një “turp”.

Por 28-vjeçari këmbëngul se nuk e ka qëllim që të mos respektojë kundërshtarët apo referët e ndeshjes.

“Ndonjëherë e kaloj limitin. Unë e di atë. Mund të ndodhë në lojë dhe është e vështirë të kontrollosh emocionet. Por unë kurrë nuk përpiqem të tregoj mungesë respekti me askënd. Të gjithë jemi konkurrues dhe të gjithë duam të fitojmë. Mënyra se si luaj dhe e ndjej lojën, pasioni që ndjej për të, është se si ndihem më mirë dhe si jap maksimumin për ekipin tim dhe për klubin tim. Kjo është arsyeja pse unë luaj në atë mënyrë”, tha Fernandes për “Sky Sports”.

“Unë kam qenë gjithashtu i tillë që kur isha shtatë vjeç, nuk dua të humbas lojën time – jam vërtet konkurrues dhe dua të jap për të nxitur dhe dhënë më të mirën nga vetja. Dhe kërkoj që të tjerët të japin më të mirën nga vetja. Nëse shoh dikë në fushë dhe përpiqem t'i them diçka, kjo është sepse besoj se mund të bëjnë më mirë. Ndonjëherë mund t'u jap edhe përkrahje, por në televizion nuk mund ta shohësh këtë”, shtoi më tej Fernandes.

Trajneri, Erik ten Hag i ka qëndruar pranë Fernandes pas reagimit negativ ndaj tij gjatë muajit të fundit, me një tjetër ish-yll të United, Patrice Evra, gjithashtu duke bërë kritika për veprimet e tij në fushë.

Gjithashtu, kishte thirrje që ai të hiqej nga detyra e kapitenit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat