Katër gola në sfidën West Ham - Arsenal

Futboll

Katër gola në sfidën West Ham - Arsenal

Nga: K. Goca Më: 16 prill 2023 Në ora: 16:58
Pamje nga ndeshja

Futbollisti nga Kosova, Granit Xhaka, reprezentues i Zvicrës, me Arsenalin importuan një pikë nga fusha e West Ham-it.

Arsenali ka barazuar me rezultat 2:2 me West Ham, në derbin londinez.

Saka ka dështuar nga penalltia në minutën e 52-të, duke lëshuar rastin ideal që të thelloi epërsinë (1:3) e Arsenalit. 

Për Arsenalin shënuan Jesus (7'), Odegaard (10') dhe për West Ham realizuan Benrahma (33'- nga penalltia), Bowen (55').

Arsenali kryeson me 74 pikë pas 31 jave në Premier League, ka një ndeshje dhe katër pikë më shumë se Manchester City dhe West Ham renditet në vend të 15-të me 31 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat