Paqe në Kukësi - Vllaznia

Futboll

Paqe në Kukësi - Vllaznia

Më: 16 prill 2023 Në ora: 17:27
Pamje nga ndeshja

Kukësi dhe Vllaznia u ndanë në paqe në përballjen e javës së 29-të të Superiores.

Në “Kukës Arena” verilindorët morën pikën e parë në këtë sezon ndaj shkodranëve, në një ndeshje ku ekipet u kujdesën më shumë për të mos e humbur ndeshjen sesa për ta fituar.

Pjesa e parë pati pak raste për shënim, me Latifin që kërcënoi vendasit, por Tafas ndali goditjen.

Në anën tjetër Gjelbrim Taipi dhe Rashiti u përgjigjën me goditjet nga distanca, por tentativat e tyre u ndalën nga Zogovic.

Pjesa e dytë ishte akoma dhe më e kujdesshme, me Kukësin më kërkues.

Pak pasi ishin mbushur 70 minuta lojë Ebert e devijoi topin në rrjetë, por menjëherë asistenti sinjalizoi pozicion të parregullt.

Në limitet e ndeshjes, skuadra e Hallacit shënoi sërish me Jonson, por përsëri pozicioni ishte i parregullt, duke e ndërprerë sërish festën e Kukësit.

Kukësi shkon në vendin e shtatë me këtë pikë të marrë duke arritur kuotën e 37 pikëve e duke lënë pas Teutën, ndërkohë që në anën tjetër Vllaznia renditet e katërta me 43 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat