Mane mund të largohet, nuk është pjesë e planeve të Tuchel

Futboll

Mane mund të largohet, nuk është pjesë e planeve të Tuchel

Më: 17 prill 2023 Në ora: 12:17
Sadio Mane

Bayern synon të shesë Sadio Mane, lojtari nuk është i përfshirë në planet e Thomas Tuchel.

Pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Manchester City, të cilën Bayern humbi me rezultat 0:3, Mane goditi Leroy Sane në fytyrë gjatë një konflikti në dhomat e zhveshjes.

“Me sa kam dëgjuar, Bayern do të bëjë gjithçka që është e mundur për të hequr qafe Sadio Mane në verë.

Thomas Tuchel nuk ka plane për Mane, pasi lojtari nuk përshtatet në sistemin e tij. Ky është informacioni im. Brenda klubit, Mane është shumë kritik.

Transferimi i Manes konsiderohet si një gabim, sidomos duke pasur parasysh pagën e tij prej më shumë se 20 milionë euro në vit”, tha Florian Plettenberg i Sky Sport Deutschland.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat