Rui Costa beson te “shqiponjat” e Benfica-s

Futboll

Rui Costa beson te “shqiponjat” e Benfica-s

Më: 18 prill 2023 Në ora: 14:07
Rui Costa

Një humbje në “klasiken” portugeze ndaj Porto, më pas një humbje ndaj Inter në çerek-finalen e parë të UEFA Champions League e në fund një humbje ndaj “diletantëve” të Chave, në Kampionatin portugez.

Kjo është situata e Benfica, klub i cili mbrëmjen e nesërme do të luajë ndeshjen e sezonit ndaj “zikaltërve” në “Giuseppe Meazza”, me “shqiponjat” e Lisbonës që ëndërrojnë “mrekullinë”.

Për situatën brenda klubit këto ditët e fundit foli dhe Presidenti i Benfica, ish-legjenda e Milan, Rui Costa, i cili shprehu besim të plotë të skuadra e tij dhe se këto 3 humbjet e fundit nuk do të ndikojnë aspak te morali i skuadrës, në këtë fund sezoni.

“Nëntë muaj e gjysmë të shkëlqyer, kemi pasur momente më të mira se këto ditët e fundit, por nuk mund ta harrojmë. Ne e kemi udhëhequr kampionatin që nga fillimi e deri më tani. Asgjë nga këto nuk mund të ndikojë në atë që është bërë. për nëntë muaj e gjysmë Sezoni do të përfundojë mirë, ne jemi të sigurt për këtë në dhomat e zhveshjes”,- tha Presidenti i “luzitanëve”.

Në krahun tjetër, Costa foli edhe për përballjen e nesërme në Itali. Benfica u mund javën e shkuar në “shtëpinë” e saj, “Estadio Da Luz”, me “zikaltërit” e Inzaghit që triumfuan me rezultatin 0 me 2, mirëpo Presidenti i portugezëve shprehet se djemtë e tij do të provojnë gjithçka për të përmbysur rezultatin.

“Po e nisim nga një rezultat negativ, së pari pas 13 ndeshjeve në Champions League në të cilat arritëm 10 fitore dhe dy barazime, diçka e paprecedentë për klubin.

Është një rezultat i rëndë duke pasur parasysh atë që ndodhi në fushë, por ne duhet të luftojmë deri në sekondën e fundit dhe kjo është ajo që do të bëjmë. Unë jam plotësisht i vetëdijshëm se ekipi do ta bëjë këtë.

Për Benfikën, çdo ndeshje është më e rëndësishmja.

Tani për tani është më e rëndësishmja, sepse është ajo që do të na lejonte të ecnim përpara në kompeticion.

Ne nuk do të hedhim poshtë dhe do të luftojmë deri në sekondën e fundit”,- tha Presidenti i portugezëve në përfundim të fjalës së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat