​Sot mësohen gjysmëfinalistët e Ligës së Evropës

Futboll

​Sot mësohen gjysmëfinalistët e Ligës së Evropës

Më: 20 prill 2023 Në ora: 08:43
Foto ilustrim

Katër ndeshjet kthyese të çerekfinaleve të Ligës së Evropës do të zhvillohen sot nga të cilat edhe do të dalin çiftet gjysmëfinale të kësaj gare.

Roma do të përballet me Feynoordin me qëllimin e vetëm për ta përmbysur humbjen 1-0 nga ndeshja e parë dhe do ta kërkojë këtë para tifozëve të vet në “Olimpico”.

Ndërsa në stadiumin “Ramón Sánchez Pizjuán”, do të zhvillohet sfida e zjarrtë ndërmjet Sevillës dhe Manchester United. Rezultati i ndeshjes së parë është 2-2, duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e sotme.

Juventusi do të kërkojë të kalojë në gjysmëfinale duke e ruajtur epërsinë prej një gola nga ndeshja e parë ndaj Sportingut, por nuk do të jetë e lehtë pasi do të luaj në udhëtim.

Sfida e fundit është ajo ndërmjet Royale Unionit dhe Bayer Leverkuzenit. Në ndeshjen e parë këto dy skuadra luajtën baras 1-1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat