Tuchel: E vumë në vështirësi Cityn, por na mungoi momenti fina

Futboll

Tuchel: E vumë në vështirësi Cityn, por na mungoi momenti fina

Më: 20 prill 2023 Në ora: 11:44
Tuchel

Bayern Munihu eliminohet nga gara për trofeun e Ligës së Kampionëve pas barazimit 1:1 në fushën e tij ndaj Manchester City.

Anglezët fituan 3:0 ndeshjen e parë, duke avancuar më tej.

Trajneri i Bayernit, Tomas Tuchel, ka reaguar pas eliminimit, duke u shprehur se mungoi fati, ashtu sikurse edhe në ndeshjen e parë.

“Mendoj se ashtu si në ndeshjen e parë e vumë në vështirësi Manchester City.

Madje më shumë se në takimin e parë në Manchster”, tha Tuchel.

“Ashtu si në ndeshjen e parë, na mungoi ai momenti i fatit, momenti final për të shënuar dhe që shërben për të përmbysur situatën.

Për fat të keq, mrekullia nuk ndodhi. Gjithsesi, unë jam i kënaqur për mënyrën se si luajti ekipi”, deklaroi Tuchel për mediat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat