Mourinho merr hak ndaj Slotit

Futboll

Mourinho merr hak ndaj Slotit

Më: 21 prill 2023 Në ora: 18:25
Mourinho

José Mourinho u kapi në dhomat e zhveshjes me Arne Slot, trajnerin e Feyenoord, pasi Roma eliminoi holandezët në çerekfinale të Europa League-s.

“Ju preferoni të shihni Napolin, por duhet të na shihni më shumë.

Nëse luani kështu, më mirë shkoni në shtëpi. Ju shikonit Napolin dhe Manchester Cityn, por duhet të na shikoni ne”, iu drejtua portugezi homologut të tij holandez.

Në sfond u dëgjua edhe një ironi tipike e “Special One”: “Shko në shtëpi”.

Kujtojmë që Arne Slot kishte deklaruar më herët se i pëlqente të shihte Napolin ose Manchester City-n më shumë sesa Romën:

“Stili i Romës garanton rezultate, por unë preferoj të shoh Manchester City-n dhe Napolin. Unë jam i sinqertë me këto që po them".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat