Indrit Tuci i dhuron fitoren Lokomotivës

Futboll

Indrit Tuci i dhuron fitoren Lokomotivës

Më: 21 prill 2023 Në ora: 18:58
Indrit Tuci - majtas

Indrit Tuci ka gjetur rrugën e rrjetës në Kroaci duke ardhur nga stoli.

Sulmuesi kurbinas i dhuroi fitoren Lokomotivës së Zagrebit në ndeshjen shtëpiake ndaj Shibenik.

Ishte minuta e 80’ kur 22-vjeçari u zhyt me kokë dhe dërgoi topin në rrjetë.

Ky ishte goli i pestë sezonal në elitën e futbollit kroat për Tucin, i cili numëron edhe tri asiste.

Me suksesin e sotëm, Lokomotiva është ngjitur në kuotën e 37 pikëve në vendin e gjashtë.

Për skuadrën kryeqytetase, në ndeshjen e sotme luajtën si titullarë Jon Mersinaj dhe Art Smakaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat