Mbrojtësi mbyll para kohe sezonin

Futboll

Mbrojtësi mbyll para kohe sezonin

Më: 23 prill 2023 Në ora: 15:00
Bayern

Bayern Munich është duke kaluar një periudhë shumë të vështirë në këtë fund sezoni.

Pas largimit të trajnerit Julian Nagelsmann skuadra pësoi një ngërç dhe tekniku akual Thomas Tuchel gjendet në vështirësi maksimale.

Pas elimiminit në çerekfinalet e Champions League ndaj Manchester City, Bayern tashmë po rrezikon edhe në kampionat.

Disfata e fundit në kampionat ndaj Mainz me shifrat 3-1 bën që bavarezët t’i dorëzojnë kreun e Bundesligës, Borussia Dortmund.

Por, ky nuk është i vetmi lajm negativ për rekordmenët gjermanë duke qenë se së fundmi klubi njofton se Alphonso Davies ka mbyllur sezonin.

Mbrojtësi pësoi një dëmtim muskulor në sfidën ndaj Mainz dhe u detyrua të zëvendësohej që në minutën e nëntë të pjesës së parë.

Ndërkohë, pas kryerjes së testeve të detajura, rezultoi se 22-vjeçari e ka të pamundur të zbresë sërish në fushë përgjatë pesë ndeshjeve që i kanë mbetur Bayernit deri në fundin e këtij sezoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat