Idrizi: Kishim mungesa të mëdha

Futboll

Idrizi: Kishim mungesa të mëdha

Më: 23 prill 2023 Në ora: 18:22
Idrizi

Trepça ’89 ka pësuar humbje 7-2 në udhëtim te Ballkani në kuadër të javës së 30-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Pas ndeshjes, trajneri i skuadrës nga Mitrovica, Shpëtim Idrizi ka thënë se ky rezultat i thellë ishte si shkak i gjashtë mungesave kryesore.

“Mungesa e gjashtë lojtarëve standardë e bëri të veten. Fillimi ishte i mirë, deri te goli i parë”, ka deklaruar fillimisht ai.

“U thyem në golin e parë. U munduam të marrim një pikë me kundërsulme. Është humbje dëshpëruese, por duhet të gjejmë forcë për të vazhduar para”.

“Te goli i tretë përfundoi gjithçka. Të kthehesh prej 3:0 ndaj Ballkanit për të gjitha ekipet tona është gati e pamundur. U munduam të mos pranojmë më gola, por morëm edhe katër gola të tjerë”, ka theksuar Idrizi”.

“Objektivi ynë i madh është mbetja në Superligë dhe do të vazhdojmë para. Duhet t’i qasemi ndeshjeve të ardhshme me seriozitetin maksimal”.

“Jo se sot nuk ishte serioziteti, por mungesat e shumta e bënë të vetën”, ka shtuar më tej Idrizi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat