Dy klubet e mëdha angleze në garë për Kim Min-jae

Futboll

Dy klubet e mëdha angleze në garë për Kim Min-jae

Më: 25 prill 2023 Në ora: 19:35
Kim Min-jae

Kim Min-jae ka qenë një nga futbollistët më të dalluar këtë sezon me Napolin, që pothuajse e ka siguruar titullin e kampionit në Serie A.

Napolitanët e transferuan atë nga Fenerbahce vitin e kaluar për rreth 18.05 milionë euro.

“Calciomercato” ka raportuar se për Min-jae në garë Manchester City dhe Manchester United.

26-vjeçari ka një klauzolë lirimi prej 45-50 milionë euro, çmim që nuk shihet se mund të jetë problem për t’u paguar nga klubet angleze.

Reprezentuesi i Koresë së Jugut ka kontratë të vlefshme me Napolin deri në verën e vitit 2025.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat