Guardiola nuk i kursen elozhet për Haalandin

Futboll

Guardiola nuk i kursen elozhet për Haalandin

Më: 26 prill 2023 Në ora: 23:37
Guardiola

Manchester City arriti një fitore të rëndësishme në garën për titull përballë Arsenalit me rezultatin 4:1.

Pas sfidës, trajneri i “qytetarëve”, Pep Guardiola, nuk i kurseu elozhet për Erling Haaland dhe se gjithashtu ndeshje pas ndeshje do të mundohet të fitojë në mënyrë që titulli të jetë ende më afër.

Erling është i pabesueshëm! Në sezonin e kaluar me një 9 fals kemi luajtur shumë më ndryshe, por lidhja e tij me Kevinin është e jashtëzakonshme dhe sot ne u përpoqëm që ta përdornim sa më shumë që të ishte e mundur.

Që nga minuta e parë ne kishim një fokus të lartë.

Çdo ndeshje ne mundohemi ta fitojmë dhe të shohim përpara. Tre ndeshjet e radhës janë vërtet të rëndësishme.

Fulhami të dielën? Çfarë ka bërë Marko Silva është vërtet e pabesueshme.

E vërteta është se jemi ende pas Arsenalit. Ata janë dy pikë përpara nesh.

Ndeshje pas ndeshje ne do të shohim se çfarë pritet të ndodhë”, u shpreh Guardiola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat