Allegri pas eliminimit: Vendosën episodet

Futboll

Allegri pas eliminimit: Vendosën episodet

Më: 27 prill 2023 Në ora: 11:03
Allegri

Juventus u eliminua në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë teksa u mposht në San Siro me Inter.

Zikaltërit pasi kishin barazuar në takimin e parë në Torino me shifrat 1-1, triumfuan në shtëpi me rezultatin 1-0 duke siguruar një biletë për në finalen e Kupës ndërsa iu falën një goli të Di Marcos në fraksionin e parë.

Ndërkohë, pas ndeshjes trajneri i bardhezinjve,

Massimiliano Allegri theksoi se skuadra e tij ishte e përgjumur në çerekorëshin e parë të sfidës ndërsa shtoi se në 180 minuta ato që vendosën kualifikimin ishin episodet.

“Në çerekorëshin e parë ishim të përgjumur, por më pas për 60 minuta u shfaqëm mirë.

Duhej të bënim më shumë në pjesën e sulmit, të kishim tentuar më shumë goditje në portë.

Provuam deri në fund që të fitonim në San Siro, por nuk ishte e lehtë.

Në harkun e 180 minutave ato që vendosën ishin episodet dhe për këtë duhet të jemi edhe më të zemëruar.

Futbolli nuk ka shpjegim dhe na vjen keq që u eliminuam nga Kupa.

Tani duhet të rikuperojmë energjitë dhe të shohim nga kampionati, t’i rikthehemi punës sepse përpara kemi edhe një gjysmëfinale në Europa League, ndërsa duhet të mbrojmë vendin e tretë në kampionat”, u shpreh Allegri,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat