Sulmuesi i Bayernit ende me probleme

Futboll

Sulmuesi i Bayernit ende me probleme

Më: 27 prill 2023 Në ora: 22:02
Bayerni

Erik Maksim Çupo-Moting po përjeton probleme të njëpasnjëshme fizike, që kanë ndikuar në “improvizimin” e skemave të ndryshme nga Tomas Tuhel.

Kamerunasi i përmbush karakteristikat e “pykës” së mirëfilltë, pasi kontingjenti aktiv nuk i gëzon kriteret e 9-shit në Mynih.

Pas pushimit 3-ditor, dhënë nga bavarezi me pretekstin se lojtarët ndiheshin të lodhur nga dueli karshi Mainc, ata u janë rikthyer seancave të forta.

Erik nuk është evidentuar në grupin e përfshirë, çka bën të kuptosh se shqetësimet fizike vazhdojnë të shoqërojnë futbollistin me numër 13-të në radhët e kampionëve të Gjermanisë.

Kontributi i Çupo-Moting në një fazë të tillë është më tepër se sa jetik mbi çështjen titull.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat