​Ancelotti e konfirmon lajmin e hidhur, lëndohet Modric

Futboll

​Ancelotti e konfirmon lajmin e hidhur, lëndohet Modric

Më: 28 prill 2023 Në ora: 13:11
Luka Modric

Trajneri i Real Madridi, Carlo Ancelotti e ka konfirmuar se Luka Modric ka pësuar një lëndim në kofshë dhe mund të mungojë në finalen e Kupës së Mbretit të shtunën e ardhshme.

Modric u largua nga loja për shkak të lëndimit në humbjen 4:2 ndaj Gironas, dhe tani pritet të mungojë për ndeshjet e Realit kundër Almerias dhe Real Sociedadit para finales së Kupës së Mbretit.

“Ai ka një lëndim të vogël dhe varet se si shkon rikuperimi. Nuk e di nëse do të jetë i gatshëm për finalen e Kupës, duhet ta shikojmë atë. Ne jemi të lënduar, por kjo gjë mund të ndodh. Shpresoj të rikuperohet”, tha Ancelotti.

Reali përballet me Osasunan në “La Cartuja” pas tetë ditësh, dhe pastaj do të përgatitet për përballjen e zjarrtë me Manchester Cityn në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat