Toulouse arrin suksesin historik

Futboll

Toulouse arrin suksesin historik

Më: 29 prill 2023 Në ora: 23:47
Toulouse

Toulouse shkruan historinë në futbollin francez.

Skuadra nga jugu i Francës fitoi trofenë e parë të madh në histori, pasi mposhti thellë 5:1 Nantes në finalen e Kupës së Francës.

Një dominim absolut i ekipit të drejtuar nga Montanier, që e vulosi suksesin që në pjesën e parë.

Lagan Costa shënoi dy gola të shpejtë në minutat 4’ dhe 10’, ndërsa skenën më pas e rrëmbeu Dallinga, që gjithashtu realizoi dygolash në minutat 23’ dhe 31’.

Praktikisht, një ndeshje e mbyllur pas gjysmë ore lojë, me Nantes që iu desh të kalonte shumë minuta për të marrë veten.

Duhet të vinte minuta e 74-t që Nantes të shënonte golin e parë (realizoi me 11-metërsh Blas), por që ishte shumë pak për të përmbysur rezultatin e thellë.

Toulouse vetëm katër minuta më vonë shënoi golin e pestë, atë të rezultatit përfundimtar 5:1.

Në fund, festë e çmendur për Toulouse, që e shënoi emrin mes ekipeve triumfuese në futbollin francez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat