Et’hemi po shkëlqen në Turqi

Futboll

Et’hemi po shkëlqen në Turqi

Më: 2 maj 2023 Në ora: 11:11
Valon Et’hemi

Valon Et’hemi po bën një sezon fantastik në Superligën turke dhe në bazë të statistikave, ky është sezoni më i mirë në karrierë për mesfushorin nga Tetova. Pasi spikati me Kukësin në Superiore,

Et’hemi u transferua te Istanbulspor në Turqi dhe aty duket se ka gjetur versionin e tij më të mirë me gola dhe me asiste.

Me 12 golat e shënuar këtë sezon dhe me 4 asiste, Et’hemi është protagonist duke ndihmuar skuadrën e tij të qëndrojë në elitën turke. Në një intervistë për mediat turke,

ish-mesfushori i Kukësit u ndal te ecuria e skuadrës së tij por edhe te shokët e tij të skuadrës, pasi shqiptarët te Istanbulspor janë të shumtë. Ethemi ka në skuadër futbollistë si: Florian Loshaj, Eduart Rroca, Sindrit Guri, Valmir Veliu, e Jetmr Topalli.

“12 gola dhe 4 asiste janë të rëndësishme.

Preferoj krahun e majtë si pozicion. E dua më shumë, ndihem rehat. Nëse do të më kishit pyetur në fillim të sezonit dhe do të më kishit thënë të parashikoja, mendoj se nuk do të kisha shkruar 12 gola dhe 4 asiste.

As unë nuk e prisja diçka të tillë, por është mirë.

Këto janë falë shokëve të mi. Përpjekjet e tyre janë të mëdha. Si skuadër kur të arrijmë një sukses, kanë rëndësi edhe golat e asiste. Nëse nuk ia dalim, do të harrohet edhe ajo që kam bërë.

Kur flet për futbollin, vendi nuk ka shumë rëndësi, sepse del në fushë dhe luan me top, është e rëndësishme se si ia del mbanë.

Por sigurisht kur e shikon si kulturë, ke miq me të cilët flet të njëjtën gjuhë. Është bukur të kesh miq shqiptarë, të kesh miq nga Ballkani.

Ne shkojmë shumë mirë edhe me lojtarët turq.

Dashuria është gjëja më e rëndësishme në ekip. Vendi nuk ka shumë rëndësi, por sigurisht të kesh njerëz nga vendi im, që flasin të njëjtën gjuhë, të kesh të njëjtat kultura e bën procesin tonë të përshtatjes më komod.

Personi i parë që ka kontribuar në ardhjen time në Turqi është Fatih Teqeja.

Kur ka punuar këtu më parë kemi qenë bashkë në Ligën e Parë. Më pëlqen shumë Mertens.

Ai është shumë i zgjuar dhe e njeh futbollin. Redmond është një lojtar shumë i mirë dhe me përvojë nëse shikojmë formën e tij në javët e fundit ”, u shpreh mes të tjerash Et’hemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat