FC Barcelona ka njoftuar se drejtori sportiv i klubit, Mateu Alemany do të largohet në fund të sezonit.
Lajmi u konfirmua nga vetë klubi spanjoll, përmes një komunikate zyrtare.
Alemany ani pse kishte kontratë deri më 2024 me blaugranët, ai do të largohet për të filluar një projekt të ri profesional.
“Drejtori i futbollit të FC Barcelona, Mateu Alemany, do të përfundojë kohën e tij në klub më 30 qershor për të filluar një projekt të ri profesional”, thuhet në komunikaten e klubit.
Klubi ka shtuar se, Alemany ka siguruar që ai do ta përfundojë merkaton e verës me klubin.
“Pavarësisht se ka një kontratë deri në vitin 2024, Mateu Alemany ka informuar presidentin e FC Barcelona, Joan Laporta, për synimin e tij për të marrë një rrugë të re në karrierën e tij , por në të njëjtën kohë ka siguruar që ai do të përfundojë merkaton e verës me klubin” – thuhet ndër tjerash në komunikatën e klubit.