De Laurentiis “godet” UEFA-n

Futboll

De Laurentiis “godet” UEFA-n

Më: 5 maj 2023 Në ora: 20:30
De Laurentiis

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ishte i bindur se klubi do të regjistronte suksesin e tyre duke e fituar “Scudetton” dhe se tani beson se ekipi do të përpiqet të fitojë Ligën e Kampionëve në sezonet e ardhshme.

“ADL” ndjeu sikur Napoli ishte skuadra më e fortë në kompeticion këtë vit, por u zhgënjyen nga gjyqtarët “dy herë”, gjë që ai beson se përfundimisht çoi në eliminimin e tyre në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

De Laurentiis është i bindur se Napoli do të jetë në gjendje të shkojë edhe më tej në kompeticionin më prestigjioz të Evropës në sezonet e ardhshme.

“Tani për tani, ne duhet të fitojmë Ligën e Kampionëve, sepse këtë vit, mendoj se ishim më të fortët dhe vetëm sepse arbitri nuk ishte i mirë dy herë, ne jemi jashtë.

Por, ky është futbolli, kjo është UEFA, kjo është bota.

Ne do të përpiqemi vitin e ardhshëm dhe vitin e ardhshëm përsëri”, deklaroi Aurelio De Laruteniis.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat