Batatina: Do të luftojmë deri në fund

Futboll

Batatina: Do të luftojmë deri në fund

Më: 7 maj 2023 Në ora: 18:40
Batatina

Llapi barazoi pa gola në shtëpi ndaj Ferizajt në kuadër të javës së 33-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Tahir Batatina deklaroi se e përgëzon ekipin ferizajas për pikë e fituar dhe ishte me meritë.

“Mendoj se sot i ngulitëm për shpifje. Të dyja skuadrat kanë luftuar për të fituar ndeshjen. Të dyja ekipeve u duheshin pikët e plota”, ka deklaruar trajneri i skuadrës nga Podujeva.

“Duhet të luftojmë deri në fund për të dëshmuar se Llapi luan futbolli. Me shpifjet që po i lexojmë po prishet imazhi i futbollit. Njerëzit mendojnë se janë të vërteta ato që i lexojnë.

Shpifjet po i largojnë njerëzit nga tribunat”.

“Ferizaj arriti të marr një pikë, ndërsa tani na mbetet të luftojmë ndaj tri skuadrave. Kemi ndeshje ndaj Ballkanit, pastaj Gjilanit dhe Malishevës”.

“Ne duhet të bëjmë maksimumin për të shpresuar që të sigurojmë një vend në Evropë. Nëse jo, atëherë na mbetet të përgatitemi për edicionin e ardhshëm”, është shprehur më tej Batatina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat