Kosova e Dusseldorfit gjunjëzon skuadrën VFL Benrath

Futboll

Kosova e Dusseldorfit gjunjëzon skuadrën VFL Benrath

Më: 7 maj 2023 Në ora: 20:03
Kosova e Dusseldorfit

Kosova e Dusseldorfit ka shënuar fitore me rezultat minimal 3:2 ndaj VFL Benrath, në takimin e javës së 27-të të Bezirksliga. 

Futbollistët kuqezi treguan angazhim të madh dhe shënuan fitore me përmbysje. 

Mysafirët avancuan me 0:1, pastaj Kosova e riktheu në 3:1 dhe në fitore domethënëse me 3:2.

Golat e fitores i realizuan Salihi (66'), Ilazi (71') e Jasharov (76').

Kosova renditet në vend të katërt me 48 pikë e VFL Benrath në të 14-tin me 21.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat