Allegri: Dy fitore dhe dy barazime mjaftojnë

Futboll

Allegri: Dy fitore dhe dy barazime mjaftojnë

Më: 7 maj 2023 Në ora: 23:44
Allegri

Me shpalljen kampion të “bluve” të Napoli-t në Serie A, tashmë e gjithë vëmendje në elitën e futbollit italian shkon drejt luftës së “ethshme” për një vend në zonën “Champions”, me Juventus, Lazio, Inter, Milan, Atalanta e Roma që kanë të gjitha mundësitë për të siguruar një vend mes 4 më të mirave.

Këtë herë mbi këtë “betejë” ka folur tekniku i “bardhezinjve” të Juventus, Massimiliano Allegri, i cili cili nuk ka ngurruar të bëjë llogaritë publikisht para mikrofonave të mediave duke treguar se cili është objektivi i Juventus në katër ndeshjet e mbetura të kampionatit.

“Të fitosh në Bergamo është një kënaqësi e veçantë, nuk e kishim mundur kurrë në 6 ndeshjet e fundit Atalanta-n në duelin direkt, kishim pësuar 5 gola.

Sot ishte dita e parë e sezonit kur luhej me temperatura të larta dhe djemtë u treguan të aftë.

Zona Champions? Inter mund të arrijë në 75 pikë, pasi është në kuotën e 63 të tillave aktualisht, Milani mund të arrijë 73, teksa ka për të luajtur edhe ndeshjen direkte ndaj nesh. Është gjithçka në lojë.

Matematika thotë që me 74 jemi brenda. Duhet të bëjmë tre fitore, ose dy fitore dhe dy barazime.

Fitorja duhet vënë para të gjithave”,- theksoi trajneri duke shpjeguar kësisoj se do të ishte i kënaqur me 8 ose 9 pikë në 4 ndeshjet e mbetura të sezonit për sa kohë që i garantojnë “biletën” e Champions League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat