Aston Villa, e cila nga emërimi i Unai Emery në krye të skuadrës, është duke bërë një super-sezon.
Aston Villa që tashmë po ‘lufton’ për të siguruar një vend në garat evropiane, është duke menduar edhe për përforcimet e reja në skuadër.
Klubi anglez, sipas medieve britanike, synon të transferojë yllin e Real Madridit, Marco Asension gjatë kësaj verë.
Spanjolli, i cili gjatë kësaj verë do të jetë lojtar i lirë, thuhet se po luan sezonin e tij të fundit tek ‘Los Blancos’.
Ai po monitorohet nga disa klube të mëdha evropiane, por tashmë edhe Aston Villa kërkon shërbimet e tij.
“Unai Emery dhe Mateu Alemany duan të nënshkruajnë falas me Marco Asensio”, shkruajnë mediet në ishull.