Valverde: Champions, kompeticion i Realit

Futboll

Valverde: Champions, kompeticion i Realit

Më: 12 maj 2023 Në ora: 14:07
Valverde

Federico Valverde ka lëshuar një paralajmërim ndaj Manchester City përpara ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Champions League, duke deklaruar se Champions League është kompeticioni i Real Madridit".

"Është kompeticioni që çdo futbollist në një klub evropian ëndërron të fitojë. Dhe pa dyshim, për tifozët, nuk ka asgjë më të bukur sesa të shohin ekipin e tyre duke e fituar këtë kompeticion, sepse është më i rëndësishmi në nivel klubesh.

Prandaj mendoj se të gjithë bëhen bashkë në një natë të Ligës së Kampionëve.

Në Madrid, gjithmonë na kanë mësuar që të shkojmë deri në fund, kështu që kanë mbetur 90 minuta", ka theksuar Valverde.

Ky koment i tij tregon besimin te kampi i Real Madridit për të dalë fitues në Ligën e Kampionëve edhe në këtë edicion, ndonëse në ndeshjen e parë para tifozëve të vet barazuan me Man.Cityn 1:1.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat