Raphinha mund të rikthehet sërish në Premierligë

Futboll

Raphinha mund të rikthehet sërish në Premierligë

Më: 14 maj 2023 Në ora: 11:37
Raphinha

Për shkak të situatës së tyre të pasigurt financiare, Barcelona do të detyrohet të marrë vendime të vështira gjatë javëve të ardhshme, sipas raportimeve nga Spanja.

Ndërkohë që po bëhen plane për të sjellë lojtarë, do të kërkohet gjithashtu shitje e konsiderueshme për të financuar ardhjet.

Barcelona ka paraqitur planin e saj në La Liga, të cilin ata presin të miratohet. Krerët e klubit besohet se kenë dhënë garanci për gjenerimin e një shume specifike nga shitjet e lojtarëve.

Disa lojtarë janë lidhur me largimin, duke përfshirë Ansu Fati, Ferran Torres dhe Franck Kessie, teksa nuk përjashtohet as mundësia e largimit të Raphinhas.

Braziliani ka qenë një lojtar i vlefshëm këtë sezon, veçanërisht në mungesë të Ousmane Dembele, por statusi i tij si titullar i rregullt nuk është i siguruar për sezonin e ardhshëm, sidomos nëse Lionel Messi kthehet.

Barcelona mund të ketë oferta për Raphinhan, i cili ka tërhequr interesim nga Chelsea dhe Newcastle United, sipas “AS”.

Shitja e 26-vjeçarit do t’i mundësonte Barcelonës të gjenerojë fonde të konsiderueshme në mënyrë që të ndihmojë klubin në rregullimin e çështjeve financiare.

Ndryshe, Raphinha ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027. Më herët është raportuar se Barcelona do t’i kërkojë së paku 80 milionë euro për shitjen e tij. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat