Lukaku: Kemi kaluar periudhë të vështirë

Futboll

Lukaku: Kemi kaluar periudhë të vështirë

Më: 14 maj 2023 Në ora: 11:46
Lukaku

Inter ka fituar mbrëmjen e djeshme me rezultatin 4:2 kundër një Sassuolo që nuk ishte aq e lehtë. Romelu Lukaku ishte njëriu i ndeshjes ku me dy golat e tij ka festuar ditëlindjen e 30 vjetorit.

“Golat bëjnë një ditëlindje më të bukur. Jam i lumtur për skuadrën, për fitoren sot. Të jep besim për ekipin, ishte një ndeshje e vështirë, por në fund e bëmë ndryshimin me zemër dhe cilësi.”

Në fushë treguat pothuajse lëvizjet e NBA-së. Jeni frymëzuar nga LeBron?

“Unë jam gjithmonë i frymëzuar nga të gjithë kampionët e mëdhenj që duan të bëhen më të fortë, unë jam i frymëzuar nga njerëz si ai.

Unë jam duke ndihmuar ekipin, ne po përmirësohemi dhe jam i lumtur, por ne ende duhet të rritemi.”

Ju jeni duke rigjetur formën tuaj të frikshme. Sa i lumtur je për dy golat?

“Jam i lumtur për ekipin para së gjithash, Interi është më i rëndësishëm. Kemi kaluar momente të vështira, por po kthehemi në formë.

Jam i lumtur që e ndihmoj ekipin, çdo ndeshje është si një finale. Ne po fitojmë dhe duhet të vazhdojmë kështu për të arritur synimet e rëndësishme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat