Pogba mbyll sezonin me Juventusin

Futboll

Pogba mbyll sezonin me Juventusin

Më: 15 maj 2023 Në ora: 14:27
Paul Pogba

Paul Pogba dëmtoi përsëri kofshën e tij kundër Cremonese dhe rikuperimi i tij do të zgjasë dy deri në tre javë, që do të thotë se ai nuk do të luajë më deri në fund të sezonit për Juventusin.

Paul Pogba ishte i pafat pasi vetëm një muaj pasi u rikthye nga lëndimi i gjatë që e mbajti gjysmën e sezonit jashtë fushave.

Lojtari francez iu nënshtrua testeve të hënën, rezultatet e të cilave treguan se ai ka një problem me gjurin.

Ai tashmë ka filluar programin e tij të rehabilitimit, siç informoi Juventus, me periudhën e rikuperimit të vlerësuar në dy deri në tre javë.

Kjo do të thotë se ai nuk do të luajë në ndeshjet e mbetura të Juventusit në Serie A dhe Europa League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat