Tre kandidatë për trajner të Shkëndijës, ndër ta edhe Munishi!?

Futboll

Tre kandidatë për trajner të Shkëndijës, ndër ta edhe Munishi!?

Më: 16 maj 2023 Në ora: 15:27
Ismet Munishi

Edhe pse Qatip Osmani me Shkëndijën e përfunduan sezonin në vendin e tretë në Ligën e Parë futbollistike të Maqedonisë së Veiut dhe në sezonin e ri do të luajnë në Ligën e Konferencës të UEFA-së, trajneri i njohur tetovar dha dorëheqje.

Trajneri i parë që është piketuar nga Shkëndija është Ismet Munishi, ish trajner i Prishtinës dhe disa skuadrave të Kosovës.

“Nuk di. Nuk më ka kontaktuar askush.

Në të kaluarën ka pasur interesim, por kam qenë i zënë me kontratë. Ndihem i privilegjuar, nëse prap përflitet emri im.

Shkëndija është klub i madh me tifoz fantastik.

Kam shumë respekt”, deklaroi Munishi për mediumin nga Maqedonia e Veriut "Open-TV".

Gjithashtu në Tetovë po qarkullojnë edhe emrat si: Aleksandar Vasovski, tashmë ishtrajneri i Akademija Pandev dhe Ilir Dajës, trajner aktual i Ballkanit të Therrandës.

Në ditët dhe javët në vijim do të mësojmë se për cilin trajner do të përcaktohet kryesia e KF Shkëndija për sezonin e ri 2023/2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat