Derbi vendimtar në Ferizaj, Dinamo kërcënon KEK-un!

Futboll

Derbi vendimtar në Ferizaj, Dinamo kërcënon KEK-un!

Nga: K. Goca Më: 16 maj 2023 Në ora: 20:01
Dinamo

Jo vetëm në Superligë dhe Ligën e Parë të Kosovës në futboll, ka derbi drithërues, edhe në Ligën e Dytë.

Të jesh apo të mos jesh në derbin e madh në Ferizaj, KEK-u nga Kastrioti, lider do të takohet me Dinamon e Ferizaj.

Dramë e madhe është për dy vendet e para, treguesi më i mirë është edhe renditja: KEK-u kryeson me 76 pikë, i ndjekur nga Shkëndija e Hajvalisë me 74, Dinamo 73, Prizreni 55 sosh pas 28 javësh të zhvilluara deri me tash.  

Të enjten në orën 15.00 Dinamo përballet me KEK-un, ndeshje vendimtare pothuajse për të hyrë në ligën e parë.Dinamo kërcënon KEK-un, se do të kthehet kokulur nga Ferizaj.

“E enjtja është dita kur vendoset gjithçka! 

E gjithë vëmendja e futbollit të Kosovës zbret në qytetin e Ferizajt.

Duke e parë rëndësinë e ndeshjes futbollistët tanë premtojnë më shumë se 100% angazhim maksimal për të arritur objektivin madhorë, atë të cilën asnjë skuadër kosovare nuk e ka arritur deri tash.

Andaj kërkojmë mobilizim nga të gjithë qytetarët e Ferizajt, tifozët, dashamirët e futbollit që dita e enjte ora 15:00 të jetë e rezervuar vetëm për këtë ndeshje.

Djelmoshat tanë kanë nevojë për një përkrahje të madhe dhe qytetari i Ferizajt këtë përkrahje dinë ta jep më së miri, klubi Dinamo i falënderon të gjithë tifozët sepse rrugëtimi ynë nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e tyre.

Të gjithë për një qëllim, Dinamo në ligën e parë”, njofton Dinamo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat