Saha: Abraham, lojtar perfekt për Manchester Unitedin

Futboll

Saha: Abraham, lojtar perfekt për Manchester Unitedin

Më: 17 maj 2023 Në ora: 11:57
Abraham

Ish-sulmuesi i Manchester Unitedit, Louis Saha në një intervistë për “OLBG”, ka thënë se Tammy Abraham, do të ishte lojtar perfekt për ‘Djajtë e Kuq’.

Abraham, i cili në fund të këtij sezoni pritet të largohet nga Roma, është duke u vëzhguar nga disa klube të mëdha evropiane përfshirë edhe Manchester Unitedin.

“Tammy Abraham do të ishte perfekt për Manchester United. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, me cilësi të mira dhe menaxhohet nga një menaxher i rreptë siç është Jose Mourinho. Ai mund të jetë zëvendësuesi ideal për Anthony Martial apo Marcus Rashford, të cilët nuk kanë dhënë më të mirën e tyre në të kaluarën”, ka thënë Saha.

“Tammy do të bënte një punë të shkëlqyer këtu. Ai është i gjatë, i lëvizshëm dhe i talentuar teknikisht”, ka theksuar ish-sulmuesi i Man Unitedit.

Ndryshe, Abraham është i lidhur me rikthimin tek ish-klubi i tij, Chelsea. Sulmuesi anglez dy vjet më parë iu bashkua Romës nga ‘Blutë’ e Londrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat