Henry: Lukaku ia doli, jam shumë krenar për të dhe Interin

Futboll

Henry: Lukaku ia doli, jam shumë krenar për të dhe Interin

Më: 17 maj 2023 Në ora: 16:11
Lukaku e Henry

Romelu Lukaku ka kaluar një sezon plot ulje-ngritje këtë vit në Serie A, mirëpo format e tij në këtë fund sezoni është e ngjashme me atë para largimit të tij nga “zikaltërit” 2 vite më parë, me “shtatlartin” belg që është kthyer në një “bomber” të vërtetë në Serie A, teksa ka shënuar 5 gola e ka dhuruar 3 asiste në 5 ndeshjet e fundit të kampionatit.

Për formën e belgut, si dhe për kualifikimin drejt finales së madhe të Champions League e ka bërë dhe ish-sulmuesi francez njëkohësisht dhe ish-ndihmëstrajneri i Belgjikës, në kohën kur Roberto Martinez ishte kreu i pankinës, Thierry Henry, i cili tha se është shumë krenar për Lukakun dhe rrugëtimin e Inter.

“Të jem i sinqertë nuk jam i shqetësuar ndonjëherë, por kam bërë diçka me Lukakun, që nuk është në zakonin tim dhe kjo tregon që kam ndryshuar.

Ka dy javë isha i shqetësuar dhe çdo ditë i shkruaja Romelut duke e pyetur si ishte.

Nuk ishte e lehtë nuk e di çfarë ndodhi por ai ia doli dhe jam shumë krenar për të dhe për Interin”,- u shpreh legjenda franceze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat