Ambulanca largohet dhe lë futbollistët të vetëm

Futboll

Ambulanca largohet dhe lë futbollistët të vetëm

Më: 17 maj 2023 Në ora: 16:14
Pamje në Kukës

Ambulanca largohet dhe lë futbollistët të vetëm!

Ndeshja mes Kukësit dhe Laçit në “Kukës Arena” është ndërprerë për disa minuta nga gjyqtari i takimit, Eldorian Hamiti.

Ndërprerja ka ardhur në minutën e 41 të takimit, pasi ambulanca që duhet të ishte prezentë në stadium, ishte larguar dhe kjo është vënë re nga delegati i takimit, Eduard Gjini.

Nëpërmjet gjyqtarit të katërt, Hamiti është njoftuar dhe ka ndërprerë ndeshjen.

Pak minuta më vonë, ambulanca ka ardhur në stadium dhe takimi ka rinisur.

Si për ironi të fatit, në pjesën e parë ka pasur dy ndërrime të detyruara nga skuadrat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat