Ballkani përfundon në disiplinor

Futboll

Ballkani përfundon në disiplinor

Më: 17 maj 2023 Në ora: 17:10
Ballkani

Komisioni i Garave i Superligës së Kosovës ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj klubit të futbollit Ballkani.

Therandasit e shohin veten në disiplinor për shkak se tifogrupi i këtij klubi, “Xhebrailat” e ka ofenduar në kor kryetrajnerin e ekipit mysafir, Tahir Batatinën e Llapit, ndërsa në minutën e 39-të, për të njëjtat arsye referi kryesor e ndërpreu lojën për pesë minuta dhe kërkoi nga përfaqësuesi për siguri që të ndërpriten fyerjet, në të kundërtën duhet të zbrazet tribuna.

“Të njëjtit edhe pas përfundimit të ndeshjes, derisa ekipi mysafir po shkonte në zhveshtore kanë vazhduar me ofendime në kor ndaj kryetrajnerit të ekipit të FC ”Llapi” Tahir Batatina. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Ballkani-Llapi”, shkruan në vendimin e Komisionit të Garave.

Gjithashtu, në procedurë disiplinore ka përfunduar edhe klubi i futbollit Liria, për shkak të hedhjes së gjësendeve në fushë nga ana e tifozëve vendës në ndeshjen me Drenasin pas një zënke mes lojtarëve të të dyja ekipeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat