Paralajmërimi i frikshëm për bardhezinjtë

Futboll

Paralajmërimi i frikshëm për bardhezinjtë

Më: 17 maj 2023 Në ora: 19:50
Juventusi

Ka shumë tension në Spanjë me rastin e ndeshjes mes Sevilla-s dhe Juventus-it.

Sfid e dytë gjysmëfinale e Europa League do të nisë nga barazimi 1-1 i regjistruar në Allianz Stadium një javë më parë, ndaj nuk është vendosur ende asgjë.

Në përpjekje për të shtyrë ekuilibrin në anën e skuadrës spanjolle, Biris Norte, grupi më i rëndësishëm i organizuar i ultrasve të Sevilla-s, ka bërë një deklaratë për të motivuar si ekipin ashtu edhe tifozët.

Kjo është pjesa më e rëndësishme e deklaratës për shtyp: “Ne duam të Shtatën [Europa League] dhe nëse United e ka njohur çmendurinë e Nervion, Juventus do ta kupojë se çfarë është çmenduria në mes të ferrit.

“Ne duhet t’i bëjmë italianët të pendohen që zgjodhën të bëhen futbollistë dhe t’u dridhen këmbët sa herë që duhet të kontrollojnë një top ose të bëjnë një pasim”.

Më pas, deklarata mbyllet me: “Ndiq çdo kor që nis nga Gol Norte, pavarësisht vendit ku ndodhesh.

Këtë të enjte, tani më shumë se kurrë, nevojitet ndihma e të gjithëve.

Të gjithë duam të njëjtën gjë. Të gjithë jemi Sevilla”.

E sigurt është se Juventusi i Massimiliano Allegrit do të gjejë një ambient shumë të zjarrtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat