Ballkani apo Drita do ta fitojë titullin e Kosovës e kush do bie nga liga? Flet Bashkim Ahmeti

Futboll

Ballkani apo Drita do ta fitojë titullin e Kosovës e kush do bie nga liga? Flet Bashkim Ahmeti

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 19 maj 2023 Në ora: 16:36
Bashkim Ahmeti

Kanë mbetur që të zhvillohen dy javët e fundit të elitës së futbollit të Kosovës, dy javët drithëruese, dikush do të festojë dhe dikush do të vajtojë!

Cila skuadër do të jetë kampion i Kosovës, Ballkani apo Drita? 

Cila skuadër do të mbetet në barazh e cila do të bie Trepça ’89, Ferizaj apo Malisheva.

Image

Për këtë flet aktualisht trajneri Bashkim Ahmeti, ish futbollist i shquar, që ka dalur nga shkolla e FC Prishtinës, pastaj ka luajtur për skuadrat Ramiz Sadiku, 2 Korriku, FC Hysi, Flamurtari, Drita, Prishtina dhe karrierën e ka përfunduar në moshë shumë të re, 28-vjeçare tek Drita e Gjilanit.

“Kur kanë mbetur edhe dy xhiro deri në përfundimin e kampionatit nga ajo që shohim se cili do të stoliset me titullin kampion është mes dy skuadrave të cilat pothuajse kanë qenë ato që e kane pasur kryesimin e ligës, të Dritës dhe kampionit aktual Ballkanit.

Besoj që lufta për titull është ende e hapur, pasi që Ballkani në krahasim me Dritën, në dy xhirot e fundit i ka takimet më të vështira, veçmas takimin e kësaj fundjave kundër Ferizajt, që prej ardhjes së trajnerit Panadiç, ka treguar një futboll tjetër, një futboll të karakterit evropian, që është edhe për duartrokitur.

Kurse Drita takimet në këto dy xhiro të fundit i ka më të lehta në kuptim të pozitave tabelare që gjenden kundërshtarët e saj, Malisheva edhe Drenicës, e cila veç e ka të definuar statusin e saj, që do të jetë pjesë e ligës së parë në sezonin e ardhshëm”, - thotë Ahmeti për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Cila skuadër do të mbetet në barazh e cila do të bie nga liga Trepça ’89, Ferizaj apo Malisheva?

“Sa i përket skuadrave që janë në garë për të siguruar statusin ose më mirë me thënë vendin që i siguron play- aut (barazhin) edhe për një vit në garën elitare, besoj që do të jete në mes të Trepçës dhe Ferizajt, kurse Malisheva besoj se do të jete edhe për vitin e ardhshëm pjesë e skuadrave elitare. 

Nga ajo që po shihet gjasat për sigurimin e barazhit i ka skuadra e Ferizajt, edhe pse në futboll nuk ka diçka nga ajo që flitet edhe mund të behet realitet, për atë edhe e quajmë The Beautiful Game (lojë e bukur)”, ka përfunduar Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat