Allegri jep justifikimin e zakonshëm

Futboll

Allegri jep justifikimin e zakonshëm

Më: 19 maj 2023 Në ora: 18:38
Allegri

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri e gjen justifikimin për mosarritjen në finalen e Europa League. Mbrëmje e djeshme skuadra torineze u mund në shtesë nga Sevilla 2-1, por ishte dukshëm më inferiore se ekipi spanjoll në nivelin e lojës.

“Në këto ndeshje të rëndësishme, detajet bëjnë diferencën. Ishte një ndeshje e mirë dhe këto janë hapat që djemtë, veçanërisht lojtarët e rinj, duhet të bëjnë. Ne mund të kishim bërë më mirë në disa episode.

Kundërshtari ishte më mirë dhe zhvilloi një ndeshje të ekuilibruar. Si ne, edhe shumë ekipe të tjera nuk do të fitojnë trofe, por rritja e Juventusit kalon nëpër kësi ndeshjesh.

E kisha vendosur formacionin kështu sepse Sevilla ka mbrojtës që vuajnë nga thellësia dhe Kean është i zoti për ta bërë këtë punë. Iling e bëri këtë, zhvilloi një ndeshje të mirë.

Më vjen keq për djemtë, sepse e meritonin këtë finale, por nuk mund të bënim më shumë se kaq.

Detajet bënë diferencën dhe ne paguam për mungesën e eksperiencës në situata të caktuara.

Edicionin tjetër do të jemi më të përgatitur”, deklaroi Allegri pas ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat