Manchester United shpreh interesim për Manu Kone

Futboll

Manchester United shpreh interesim për Manu Kone

Më: 19 maj 2023 Në ora: 20:45
Manu Kone

Manchester United raportohet se ka shprehur interesim për Manu Konen.

Sipas “RMC Sport”, klubi anglez është i interesuar për të nënshkruar me 22-vjeçarin, pasi ai vlerësohet lartë dhe shihet se mund të jetë një partner cilësor me Casemiron.

Kone është pjesë e Borussia Monchengladbachit. Ai ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025.

Reprezentuesi i Francës U21 në tregun e transferimeve vlerësohet me 30 milionë euro.

Këtë sezon, ai ka regjistruar 30 paraqitje me Monchengladbach, ka shënuar një gol dhe ka kontribuar me një asistim.

Manu Kone më herët ka qenë pjesë e ekipit francez, Toulouse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat