Xavi: Rinovimi me Barcelonën? Do të qëndroja këtu përjetë

Futboll

Xavi: Rinovimi me Barcelonën? Do të qëndroja këtu përjetë

Më: 20 maj 2023 Në ora: 08:28
Xavi

Në prag të ndeshjesh me Real Sociedad, Xavi ka folur në konferencën për shtyp dhe është pyetur nga gazetarët e pranishëm në lidhje me rinovimin e mundshëm të tij me klubin katalanas.

“Rinovimi? Nuk do të jetë problem dhe nuk është prioritet tani. Unë kam një kontratë njëvjeçare, nuk do të jem kurrë problem për Barçën pavarësisht se lexoj të kundërtën.

Do të doja të qëndroja këtu për pjesën tjetër të jetës sime, po numërohen rezultatet dhe paraqitjet.

Ky sezon ka dhënë frytet e para, mund të bëjmë gjëra edhe më të mëdha”, është shprehur Xavi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat