Marotta: Nuk dorëzohemi deri në frymën e fundit

Futboll

Marotta: Nuk dorëzohemi deri në frymën e fundit

Më: 20 maj 2023 Në ora: 12:06
Marotta

“Me Manchester City do t’i luajmë shanset tona deri në fund”.

Ky është premtimi i Beppe Marotta. I pyetur nga “SportMediaset”, drejtori menaxhues i Interit dha ​​një deklaratë të shkurtër:

“Jemi të nderuar që kemi arritur deri këtu, tani do të luajmë deri në fund dhe do të jemi shumë krenarë.

Guardiola tha se nuk është kurrë e lehtë të përballesh me një ekip italian? Ashtu është, ne do t’ia bëjmë jetën të vështirë në finale e Stambollit”.

Ndërkohë, kalendari i javës së 37-të të Serie A, i zyrtarizuar dje nga Liga, ka zemëruar disa klube. Midis tyre është Interi, i cili priste të luante të dielën, por në vend të kësaj do të dalë në fushë të shtunën në mbrëmje kundër Atalantës, vetëm 72 orë pas finales së Kupës së Italisë ndaj Fiorentinës, e cila gjithashtu “detyrohet” të luhet pasditen e së shtunës.

Marotta bubullon, e shprehu qartë zhgënjimin e klubit zikaltër: “Është e pakuptueshme ta afrosh të shtunën një ndeshje që mund të luhej edhe të hënën. Duke bërë këtë rrezikohet siguria e lojtarëve, të detyruar të luajnë tri ndeshje në javë, me një finale të Kupës së Italisë në mes, e cila mund të zgjasë edhe përtej kohës së rregullt”.

Zikaltrit, siç shpjegoi Marotta, besonin se mund të luanin edhe të hënën, gjithsesi më së voni të dielën.

Mbi të gjitha, ata prisnin një mirëkuptim nga Liga, duke qenë se skuadra e Simone Inzaghit nuk ka një javë “normale” për më shumë se një muaj. Më e detyrueshme është zgjedhja për Fiorentinën, e cila maksimumi mund të kishte luajtur të dielën, duke qenë se në datën 31 do të jetë në fushë për finalen e Ligës së Konferencës në Pragë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat