Prishtina synon të rikthehet te fitoret

Futboll

Prishtina synon të rikthehet te fitoret

Më: 20 maj 2023 Në ora: 14:31
Pamje nga një ndeshje

Prishtina do të përballet me Drenicën në kuadër të xhiros së 35-të në Albi Mall Superligë.

Kryeqytetasit kërkojnë të rikthehen te fitoret pas pesë ndeshjeve, ku kanë pësuar një humbje dhe katër barazime.

Prishtina synon tre pikët në këtë ndeshje pasi synimi mbetet pozita e katërt në tabelë.

Në anën tjetër Drenica tanimë e rënë nga elita e futbollit kosovar synon të shkaktojë një befasi në kryeqytet.

Formacioni zyrtar:

Prishtina: Kolaj, Belica, Mici, Ramadani, Susuri, Bytyqi, Pefqeli, Hyseni, Kryeziu, Krasniqi, Shefiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat